Liderët botërorë gati për mbledhjen, shefi i NATO-s i drejtohet Ramës: Ulu të fillojmë samitin

  • 10 months ago

Dje është mbajtur samiti i NATO-s në Lituani ku ka bërë bashkë të gjithë liderët botërorë.

Ndërsa samiti po niste dhe thuajse të gjithë liderët ishin të ulur nëpër vende, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama akoma nuk kishte zënë vendin e tij.

Ka qenë shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ai që i është drejtuar Ramës me emër për t’u ulur që të nisë mbledhja.

“Sa më shpejt të gjeni vendet tuaja, aq më shpejt mund të fillojmë dhe aq më shpejt mund të mbarojmë”, thotë fillimisht Stoltenberg.

“Tani nëse miku im Edi Rama mund ta gjejë vendin e tij, pastaj mbledhja mund të fillojë”, shprehet shefi i NATO-s, teksa i drejtohet dhe liderëve të tjerë.