Me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS, Shengeni heq vizat jo më vonë se 1 janari 2024

  • last year
Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian i kanë dhënë një shtysë procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.
Kete te merkure ata janë pajtuar për t’i dhënë mandait Këshillit Evropian për të negociuar me Parlamentin Europian mbi procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Në vendimin e marrë, shpjegohet se lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur nga hyrja në fuqi e sistemit europian të udhëtimit ETIAS, që pritet të ndodhë në datën 1 nëntor të vitit 2023. Në rast se do ketë vonesa për këtë sistem, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi jo më vonë se 1 janari i vitit 2024
Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky tha se liberalizimi i vizave është bërë i mundur falë përpjekjeve që Kosova kishte bërë për kontrollin kufitar të vendit.
Vendi i tij udhëheq presidencën e bllokut evropian dhe ka përpiluar tekstin e vendimit që është miratuar nga ambasadorët e BE-së.
Kosovës i është kërkuar që të përshtasë politikën e saj të vizave me atë të Bashkimit Europian ndërkohë që i mbetet të kalojë edhe nëpër disa procedura që i kërkohen nga vendet anëtare, duke përfshirë edhe marrëveshje për riatdhesim me ato vende të BE-së që nuk i ka.