'Bota në fokus': Një shekull gjenocid, një shekull heshtje e mbuluar me gjak

  • 2 years ago
Në këtë emision do të rikutojmë për të mos harruar, marrëveshjet e dëmshme që kanë shpërblyer Serbinë, kushtimisht thënë, për gjithë veprimet gjenocidiale mbi shqiptarët.

Serbët, grekët dhe bullgarët ishin në një vijë sa i përket pretendimeve të tyre territoriale, prandaj edhe në periduhë të njejtë secila prej tre mbretërive hartuan projekte individuale.

Projekti serb Naçertanija, ai grek Megali-idea dhe projekti bullgar Ek-zarkati ishin realisht projekte aleate mes këtyre tre popujve, që për t'u realizuar do të duhej të shfaroseshin muslimanët që jetonin në Ballkan, pjesa më e madhe e të cilëve ishin shqiptarët.

Kongresi i Berlinit ia njohu Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë territoret që këto të fundit i zaptuan nga shqiptarët, ndërsa Greqia u la e lirë ta aneksonte Çamërinë.

Gjithë këto tmerre mbi shqiptarët Fuqitë e Mëdha evropiane i aprovuan në heshtje. Dhe Ballkani edhe në ditët e sotme vazhdon të mbetet një fuçi baruti, me konteste të hapura ndërkufitare.

Avdi Bakiju / https://shenja.tv/category/emisione/bota-ne-fokus/