TOGG makina e parë turke bën debutimin ndërkombëtar në Las Vegas

  • 2 years ago
Makina e parë turke e prodhimit vendas bëri debutimin publik dje në CES 2022, ekspozita më e madhe në botë e elektronikës së dedikuar për konsum, e cila po mbahet në qytetin amerikan Las Vegas.

Në muajin qershor të vitit 2018, pesë gjigantë të industrisë turke, respektivisht Anadolu Group, BMC, Kök Group, Turkcell dhe Zorlu Holding, si dhe organizata ombrellë Unioni i Odave dhe Shkëmbimeve të Mallrave të Turqisë, bashkuan fuqitë për të krijuar nismën TOGG.

TOGG në vitin 2021 u bë marka e parë turke që mori çmimin iF Design, një nga çmimet më prestigjioze të dizajnit në botë, me modelin e saj C-SUV.

Credits: Anadolu Agency (AA).

Recommended