Panairi i produkteve bio në Ersekë - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Produktet bio, prodhimet dhe punimet tradicionale të zonës së njohur të Kolonjës janë ekspozuar në një panair në qendër të qytetit të Ersekës. Panairi solli për vizitorët e shumtë traditën dhe kulturën që nga veshjet tradicionale e deri tek prodhimet dhe ushqimet të zonës.Ylli Çabei, i cili prej vitesh merret edhe me prodhimin e reçelrave, glikove, por edhe shuruprave, thotë se synimi është te zgjeroje edhe me tej aktivitetin.Sixhadetë dhe qilimat prej leshi janë të njohura në krahinën e Kolonjës. Sofika Bilbilushi në ketë panair është paraqitur me një stende me këto punime por edhe me zairetë e dimrit.Ky është panairi i dytë i organizuar në bashkinë e Kolonjës me agro-përpunuesit e kësaj zone.

Recommended