Top News - Tualeti me zero gravitet/ Testohet në stacionin hapësinor

  • 3 years ago
NASA do të lancojë një tualet të ri me zero gravitet për ta testuar në stacionin hapësinor ndërkombëtar para përdorimit të mundshëm të tij në misionet e ardhshme në hënë. Tualeti 23 milionë dollarësh, që thith jashtëqitjet nga trupi, do të dërgohet në stacion me një anije transporti. Nasa tha se sistemet e vakuumit të tualetit janë projektuar për konfortin e astronauteve femra, ndryshe nga modelet e mëparshme. Një raketë që do të mbajë edhe anijen e transportit, do të nisej nga ishujt Ëallops në virxhinia, të enjten. Por misioni u anulua vetëm tre minuta para nisjes për shkak të disa vështirësive teknike. Një tjetër përpjekje do të bëhet tani orët e ardhshme nëse inxhinierët do të mund të riparojnë problemet. Universal Ëaste Menagement System, tualeti i ri hapësinor prej titaniumi, do të ndihmojë astronautët të clirohen gjatë misioneve në hapësirë të thellë. Tualeti mund të procesojë dhe riciklojë ujin e hollë për ta kthyer në ujë të pijshëm për astronautët. Ndërsa mbetjet fekale nuk i nënshtrohen të njëjtit trajtim pavarësisht se nasa thotë se po e studion edhe këtë mundësi.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Tualet#NASA#TopChannel