Eogbo, optimist per Tiranen - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tirana do të luaj këtë të enjte ndeshjen më të rëndësishme në arenën europiane. Bardheblutë do të përballen me kampionët e Zvicrës Young Boys , në sfidën e vlefshe për Play Off të Europa league. Në konferencën për shtyp në pragë të sfidës, teknku Emmanuel Egbo u shfaq optimist ndërsa tha se edhe pse përballë kanë një kundërshatri të fortë, shanset janë të barabarta. EMMANUEL EGBO TRAJNERI I TIRANËS ''Nuk jemi në presion, janë ata që janë në presion. Në letër janë më të mirë se ne. Do të shkojmë atje, për të dhënë maksimumin nga vetja. Kemi shanset 50% me 50% për t?u kualifikuar. Kush do të bëjë më pak gabime do ta fitojë ndeshjen. Kemi analizuar kundërshtarët, në ditën e ndeshjes do ta dimë si ta përballojmë. Duhet të përfitojmë nga gabimet e atyre, për ta fituar ndeshjen. '' I pyetur për largimet në kampin bardheblu Egbo tha se nuk ka rëndësi emri lojtarit por ajo cfarë ai jep në fushë EMMANUEL EGBO TRAJNERI I TIRANËS '' Jam i përqëndruar vetëm te ndeshja. Nuk e kam mendjen te largimet. Për mua nuk kanë rëndësi emrin. Rëndësi ka çfarë japin brenda fushës. Ekipi i futbollit nuk është si boksi 1 kundër 1. Është grupi ai që ka rëndësi. Kemi bërë analizën e tyre, ka lojtarë që kanë ikur dhe janë dëmtuar. Ata kishin objektiv të futeshin në grupet e Champions-it. Nuk do të jenë shumë të motivuar. Kanë probleme brenda. Është një ndeshje që i kemi studiuar dhe do t?i shohim si mund t?i përballojm ''Kapiteni i skuadrës, Idriz Batha se atmosfera në skuadër është e mirë dhe bardheblutë janë gati për surprizën. IDRIZ BATHAKALPITEN I TIRANËS'' Është një ndeshje e rëndësishme për të gjithë Shqipërinë, pasi të gjithë fitojnë nga pak. Është privilegj, që jo të gjithëve ju jepet mundësi t?i luajnë. Shpresoj të jetë fati me ne. Takime të tilla i vendosin episodet. Ekipet e tilla këtu bëjnë diferencën, që nëse gabon të ndëshkojnë, shpresojmë të mos bëjmë gabime.'' Klubi bardheblu njoftoi mesditën e sotmë dhe përgjigjet e tamponëve të cilat për fatin e mirën ishin të gjitha negative. Kështu kryqytetasit nuk do të kenë asnjë mungesë për këtë sfidë të rëndësishme ndaj Young Boys .

Recommended