“Të dehurit në timon të akuzohen për vrasje”/ Opozita pro draftit të Tahirit - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputetët e opozitës pritet që të propozojnë në Komisionin e Sigurisë, draftin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për ashpërsimin e Kodit Penal, ku të dënohen për vrasje të gjithë drejtuesit e mjeteve që shkaktojnë aksident me pasojë vdekje, duke qene te dehur. Deputeti Lefter Maliqi, tha se ky draft i lënë në sirtarët e Kuvendit duhet të miratohet dhe të kalojë në Parlament. LEFTER MALIQIDEPUTET I OPOZITES ?Ka nevojë për ashpërsim të Kodit Penal në këto ngjarje tepër të rënda të aksidenteve me pasojë vdekjen. E përshëndes dhe mbështes pavarësisht bindeve të mia politike, nismën e propozuar nga zoti Tahiri. Nisma e tij është ligjore dhe i shërben forcimit të masave për parandalimin e aksidenteve fatale. Këtë draft ta çojmë edhe një herë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare për ta kaluar në projektligj dhe më pas për ta votuar në Parlament.? Nga ana tjetër, deputetët e mazhorancës, shprehen se është ngritur një grup pune qe po diskuton për disa ndryshime në Kodin Rrugor. ELONA GJEBREADEPUTETE E PS ?Padyshim që Kodi ka nevojë që të përmirësohet në elementë të caktuara. Jam në dijeni që po diskutohet brenda një grupi për disa ndryshime të Kodit Rrugor dhe ne si ligjvënës i mirëpresim të gjitha ato propozime që do të vijnë dhe do i mbështesim për sa kohë bëhet fjalë për jetën dhe sigurinë në vend.? Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj, tha se ky draft i propozuar nga Tahiri nuk është miratuar për shkak se nuk ish-deputeti i PS nuk është paraqitur në Komision për ta propozuar.

Recommended