Supë me thjerrza dhe spinaq 1 qepë 2 karrota 2 degë selino 2 thelpinj hudhër 1 gjethe dafinë Rigon dhe borzilok ( i thatë) 350 gr domate 200 gr thjerrza 1.2 litër lëng perime ose ujë 300 gr spinaq 2 lugë gjelle uthull pak vaj ulliri kripë dhe piper të zi Përgatitja: vendosim thjerrëzat ne ujë për të zbutur ose i japim nje valë nnë temperaturë mesatare. I kullojmë dhe i lëmë mënjane. Në një tenxhere kaurdisim qepën të prerë në kubikë. Pasi qepa të jetë zverdhur pak shtojmë njëherësh karrotën të prerë në kubikë po ashtu dhe selinon I kaurdisim sëbashku me qepën për 2-3 minuta. Shtojmë hudhrat dhe erzat dhe sa ti japim nje perzierje menjehere shtojme domatet te qeruara dhe te prera ne kubike si dhe thjerrzat, lengun e perimeve. Rregullojme temperature të jete mesatare dhe I leme te ziejne per 20 minuta shtpjme spinaqin e leme 2-3 minuta ujin dhe 2 lugë gjelle uthull rregullojme shijen me kripë dhe piper të zi dhe servirim supën të ngrohtë me bukë të thekur.