Zhduket një tjetër femër / Bashkëshorti grek mbërrin në “Pa Gjurmë”: Gruan e mbajnë peng familjarët
  • 3 years ago
Julia Kalemi një 40-vjeçare shqiptare u zhduk nga banesa e saj në Janinë, mesditën e 10 shtatorit të këtij viti. Bashkëshorti, shtetasi grek Panajotis Gjeorgjadhis iu drejtua emisionit ?Pa Gjurmë? në Report TV me një apel për ndihmë, në kërkim të së shoqes. Menjeherë sapo ky rast u bë publik, në pak minuta mbërritën informacionet e para, se Julia ishte parë këtë të dielë në Tepelenë, në gjendje të rënduar psikologjike. Një qytetar tha se e njeh të humburën, duke pretenduar se e ka parë në qytetin jugor. Në një lidhje telefonike ai u shpreh i sigurt se bëhej fjalë për gruan që kërkohet në ?Pa Gjurmë?.?Unë e kam njohur këtë zonjë më parë. Ajo është larguar prej vitesh në Greqi. Unë jam i bindur se bëhet fjalë për Julian, apo Fatbardhën që njihja unë këtu në Shqipëri. Atë e pashë rreth orës 14:00, ditën e diel. Rrinte e ulur në disa shkallë të një subjekti privat dhe fliste me vete. Ishte e vetme?- tha dëshmitari .Gjatë një lidhje live me emisionin ?Pa gjurmë?, nga Vlora, shtetasi grek, rrëfeu ditën sesi u zhduk bashkëshortja Julia. Për habi të familjarëve u zbulua se Julia i ishte drejtuar tokës shqiptare, ku nga verifikimet në sistemin TIMS, rezulton të ketë kaluar me këmbë pikën kufitare të Kakavijës, e vetme.?Të enjten më datë 10 shtator, bashkëshortja ka humbur kontaktet. Kur u largua i tha djalit se do të shkonte të pinte një kafe, por nuk u bë më e gjallë. Unë dyshoj se bashkëshortja ime ka folur me të gjithë të afërmit e vet, vetëm me mua jo. Julia kurohet për depresion. Unë dua të di a është mirë apo jo dhe ta ndihmoj. I bëj thirrrje të afërmve të saj, që nëse e din të më tregojnë?, u shpreh bashkëshorti. Julia Kalemi apo Fatbardha sikundër njihej në Shqipëri u zhduk nga Greqia krejt papritur, pa lënë asnjë adresë. 40-vjecarja u largua nga banesa në Janinë ku jeton bashkëshorti dhe djali i saj 12 vjecar. 3 vitet e fundit 40-vjecarja kurohej nga depresioni, ndërsa ka tentuar edhte vetvrasjen. Dyshimet e bashkëshortit janë se gruaja e tij është strehuar nga kushërinjtë, të cilët nuk e lejojnë të kontaktojë as me djalin.Ajo është e martuar me shtetasin grek Panajotis Gjeorgjadhis 21 vite më parë. Djali 12 vjecar, i drejton mesazhin prekës nënës:?Më ka marrë shumë malli për nënën. Nëse ajo nuk dëshiron të kthehet në familje nuk e detyrojmë, mjafton të jetë mirë me shëndet?- u shpreh djali i Julias.
Recommended