Tv Klan blen sherbimet Reuters (2 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Duke filluar nga dita e sotme Televizioni Klan do t'u përcjellë shikuesve të tij në Shqipëri dhe Kosovë lajmet dhe informacionet më të fundit nga bota nëpërmjet agjensisë së njohur Reuters. Në bazë të një kontrate të nënshkruar midis Televizionit Klan dhe Reuters, kjo agjensi do t'i përcjellë televizionit tonë 25 lajme në ditë nga e gjithë bota, përfshirë dhe lajmet nga sporti. Shërbim ky që e ofron vetëm agjensia londineze.
Blerja e shërbimit Reuters padyshim që do të sjellë cilësi shumë të mirë në përcjelljen e ngjarjeve kryesore në rajonin tonë dhe në përgjithësi në të gjithë botën. Gjithashtu kjo kontratë 1-vjeçare është një tjetër sukses i arritur nga Televizioni Klan në fushën e njohjes të së drejtave të autorit. Pas dy kontratave të mëparshme për blerjen e eksluzivitetit të Kupës së Kampionëve dhe Kampionatit Europian të Futbollit./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/