Policia: mos beni protesta! “Gjoba dhe ndjekje penale se po perhapni koronavirusin” - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjithë qytetarët që marrin pjesë në protesta dhe grumbullime masive të jashtëligjshme do të ndiqen penalisht dhe do të gjobiten në bazë të akteve normative të miratuara nga qeveria.Ky është paralajmërimi i drejtorit të Policisë së Tiranës Rebani Jaupi, duke komentuar protestat e fundit që u zhvilluan nga artistët dhe pronarët e lokaleve.Edhe pse jemi në kulmin e sezonit turistik, shifrat e të infektuarve kanw bërë që qeveria të mbyllw diskot dhe klumet e natws dhe pas orës 20:00 nuk do të lejohet muzikë në asnjë lloj lokali.Jaupi tha se këto ambjente me muzikë, grumbullojnë njerëz të shumtë, çka e rrit rrezikun për përhapjen e COVID-19.Duke folur për sjelljen e njerwzve sa i takon masave kundër COVID-it, Jaupi apeloi që të gjithë qytetarët të shmganin grumbullimet në ambjente të mbyllura, sidomos takimet për rastet e vdekjeve.Drejtuesi i Policisë së Tiranës theksoi se të gjithë qytetarët që do të thyejnë urdhërat e aktit normatik do të gjobiten. Bizneset penalizohen me 3 milione leke dhe mbyllje pwer njw vit.
Recommended