Fiks Fare/ Apeli nënës për vajzën me autizëm: Më ndihmoni, vajza dëmton veten!
  • 4 years ago
Një nënë 23 vjeçare, e një vajze 7 vjeçe me spektër të autizmit dhe e një djali 3 vjeçar kërkon ndihmë në Fiks Fare për të përshpejtuar akomodimin e vajzës së saj në një qendër rezidenciale. Ajo është braktisur dhe ndarë nga i shoqi për shkak të vajzës. Babai i vajzës i cili rri në Greqi nuk pranon të mbaj as një përgjegjësi. Sipas nënës, ai në fillim nisi të rrihte atë, dhe më pas edhe vajzën të cilën nuk e duronte dot, pasi ajo është shumë agresive dhe dëmton veten. Nëna thotë se djalin e mbajnë herë ish bashkëshorti dhe herë prindërit e saj të cilët janë në Greqi. "Vajza ka nevojë për trajtime të veçanta, gjë që të cilën unë me 100 mijë lekë të vjetra kujdestari që më jep shteti nuk ja plotësoj dot." - thotë nëna. Aktualisht ajo rri në shtëpinë e një fqinji në Sarandë. Tek një i moshuar për të cilin edhe kujdeset. Ai i ka thënë që do t?i strehojë aty deri sa vajza të shkoj në një qendër rezidenciale.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel
Recommended