Trofeu “Korça” ne çiklizem - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
'Trofeu Korça'' mbylli etapën e parë të garës çiklistike në vend, një aktivitet i planifikuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit për të katërtin vit radhazi. Në ditën e parë me itinerar Pogradec- Korçë morën pjesë 11 ekipe me 44 çiklistë. Kadetët ishin të parët që startuan garën në një distancë prej 40 km. Ndërkohë që Juniorët dhe Elita përshkruan 80 km. Bruno Kola i Vllaznisë triumfoi me kohën 2 orë e 1 minuta dhe pas tij u renditën Olsi Velia i Tiranës dhe Gjergj Zefi i Vllaznisë .BRUNO KOLA ÇIKLIST I VLLAZNISËSa i përket kadetëve, një dominim absolut nga çiklistët shkodran , ku në vendin e parë doli Servet Kastarti , e pas tij Mateo bala e Sergest Meti, sërish sportistë të Vllaznisë.Kreu i Federatës Shqiptare të Çiklizmit,Skëndër Anxhaku i tha se pandemia kushtëzoi stërvitjen, por sërish çiklistët ja dolën të sjellin një garë të bukur. SKËNDER ANXHAKUKREU I FSHÇEtapa e dytë do të jetë rreth 110 km kjo për juniorët dhe Elitën ku do të përcaktohet edhe ekipi fituesi i Kupës.

Recommended