Fillon hyrja e lirë e qytetarëve shqiptarë në Kosovë, nuk ka test anti- COVID dhe as vetëizolim
  • 4 years ago
Duke nisur nga dita e sotme, të gjithë shqiptarët që shkojnë në Kosovë do të kalojnë kufirin lirisht, duke mos hasur asnjë pengesë. Qeveria e re e  Kosovës, nën drejtimin e kryeministrit Avdullah Hoti mori vendimin që asnjë udhëtar nuk do t'i nënshtrohet vetëkarantinimit, madje nuk do t'u kërkohet as testi, kushte të vendosura nga qeveria "Kurti".

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, tha se qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në Kosovë vetëm do t'i nënshtrohen kontrolleve të detajuara mjekësore.

Më 1 qershor Kosova hapi kufirin me Shqipërinë, por me dy kushte, testin e COVID- it  dhe vetë izolimin prej 7  ditësh, çka solli reagimin e qytetarëve të Shqipërisë të cilët gjatë javës që lamë pas priten në orë të tera në  kufi për të hyrë në Kosovë. Ato kishin vendosur edhe një takse prej 22 euro për kamionët, por që u hoq për shkak të kundërshtimeve të shumta nga ana e kompanive. Mirëpo, nga e hëna, kjo bllokadë do të marrë fund për të gjithë shqiptarët.
Recommended