Burg për Roland Kryemadhin - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka vendosur masën ?arrest me burg? për Roland Kryemadhin, i cili u arrestua para pak ditëve në Kamëz, pasi kërcënoi me njw armë lodwr policinë. I riu me origjinë nga Dibra njihet edhe si besimtar radikal, madje në Gjykatë ai tha se nuk ka nevojë për avokat pasi e mbron Allahu.Në fund të seancës, avokati i tij mbrojtës tha se ngjarja është hiperbolizuar nga media, pasi në banesë nuk i kanë gjetur asnjë armë zjarri, por vetëm një thikë. Pala mbrojtëse kërkoi arrest shtëpie duke shtuar se familja Kryemadhi ndodhet në një varfëri të madhe dhe me arrestimin e tij, kjo familje do të rrënohet.Efektivët blu kishin shkuar në banesë për të shoqëruar 37-vjeçarin në Gjykatë pasi ndodhej në arrest shtëpie. Kryemadhi kishte dalë nga banesa për të blerë tek marketi lagjes dhe kur është përballur me policinë ai i ka dhunuar dhe është futur në shtëpi ku i ka kërcënuar se nëse nuk largohen do ti vrasë. I arretuari ishte dënuar më përpara me arrest shtëpie për dhunë në familje dhe keqtrajtim të fëmijëve. Babai i tre vajzave nuk pranonte ti shkollonte ato duke thënë se fëmijët e tij i mëson Allahu.