Kryeqytetasit “thyejnë” izolimin/ Qytetarët:S’ka kuptim 5 ditë plot e fundjava mbyllur - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse gjatë javës Kryeqyteti ishte kthyer ne normalitet,fundjava eshte tërësisht ndryshe. Te premten, Ministria e shëndetësisë publikoi urdhrin e kufizimit të lëvizjeve për fëmijët, pensionistët dhe bizneset.Por kjo e shtunë, e gjeti Tiranën me rrugë të mbushura plot me njerëz e dyqane hapur, madje edhe lokale. Zona e liqenit artificial vazhdon të jetë e mbyllur duke krijuar pakënaqësi tek njerëzitQytetarët thonë se pas një jave lirie, vendimi për mbylljen e fundjavës ishte i panevojshem .Por të tjerë besojnë se izolimi është mënyra me e mirë për të përballuar pandeminë.Mbyllja e të gjithë aktiviteteve dhe bizneseve ka shqetësuar dhe shoferet e taksive. Sipas tyre, izolimi I njerëzve ka reduktuar të ardhurat.Këto masa janë vetëm për zonat e kuqe si Tirana, Durrësi, Shkodra, Kurbini dhe Kruja.

Recommended