Tjetër ditë shqetësuese/ Shkon në 933 numri i të prekurve në Shqipëri - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ditët e fundit kanë sjell një rritje të shifrave sa I takon personave të prekur nag koronavirusi në vendin tonë. Këtë të shtunë kemi 17 raste të reja. Sipas ISHP-së, janë testuar 306 persona gjatë 24 orëve të fundit në disa zona të vendit. Në mesin e të testuarve ishin edhe 48 anëtare të personelit shëndetesor të cilët fatmirësisht kanë dal negative.Doktoreshe Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha se rastet e reja janë të përqëndruara në zonën Tiranë-Durrës, përkatësisht 8 në Tirane, 8 në Durrës dhe 1 në Krujë, kryesisht kontakte të rasteve pozitive të mëparshme, por edhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik. Ndërsa të shëruar në 24 orët e fundit janë 9 qytetarë.Deri më sot janë kryer mbi 12 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 933 qytetarë. Prej tyre, 77% tashmë janë të shëruar.Aktualisht janë 188 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz, Berat.Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive. COVID-19 - Statistika (16 Maj 2020)Testime totale 12294Testime molekulare 11764 Testime serologjike 530Raste pozitive 933Raste të shëruara 714Raste Aktive 188Humbje jete 31

Recommended