Report TV - Persida Asllani dhe Kujtim Prodani rrëfejnë këngën për koronën edhe lidhjen familjare
  • 4 years ago
Kush e kishte menduar se në shekullin XXI, kur të gjithë flasim për kulmet e suksesit të teknologjisë e shkencës, një virus, me shumë të panjohura, thuajse do të ndalte ritmin e jetës në mbarë globin. Por, ndërsa në këto ditë, shoqëria mbingarkohet me të dhëna që prekin ekonominë dhe shëndetin fizik, më pak kemi dëgjuar për atë që ndodh me brendinë e njeriut.

 ?Ka qenë një periudhë e tensionuar. Kam ndjerë brenda shpirtit një lloj ofeze, kam qenë i fyer, sepse jam munduar të jem i lirë, sepse liria është gjithçka për krijuesin, edhe pse kam zbatuar të gjitha rregullat e instancave të larta?, rrëfen kantautori Kujtim Prodani.

?Është një ndryshim drastik i mënyrës së të vepruarit, se si i shkojmë gjërat, se si po kujdesemi për njerëzit e afërt apo edhe për lidhjet tona miqësore në këtë periudhë. Megjithatë, njerëzit e letërsisë janë mësuar që herë pas here të kenë periudha ?karantinimi?, izolimi, që lidhen me mënyrën si lexojmë, si shkruajmë. Nevojë që nuk mendoj se vetëm letrarët, por edhe njerëzit në përgjithësi duhet ta kenë këtë moment me veten e tyre, që të rigjejnë kontaktin me veten?, tregon ndër të tjera studiuesja Persida Asllani.

Tablonë e gjendjes shpirtërore, e asaj çka shqetëson mendjen e individit që duhet të privohet nga shumëçka përbën në thelb jetën, e sjell përmes poezisë Persida Asllani. Në një bashkëpunim me muzikantin Kujtim Prodani, me të cilin kanë edhe lidhje familjare, fëmijë tezesh, ata sjellin këngën "Ju flet Korona", të cilën e rrëfejnë për "Report tv".
Recommended