Virozat tek femijet, pediatrja: Jo te gjitha viruset jane grip
  • 4 years ago
Stina e dimrit, përveç temperaturave të ulëta dhe ditëve të ftohta, është gjithnjë e shoqëruar nga prania e virozave, ku grupmosha më e prekur janë gjithnjë fëmijët. Por sipas raportit të fundit të publikuar nga ISHP, vihet re një rënie ndaj prirjes së infeksioneve respiratore.

Ndonëse vihet re një rënie e tendencës së përhapjes së virozave të stinës, sërish kujdesi ndaj moshave me vulnerabël siç janë fëmijë, duhet të vijojë të jetë i shtuar.

Për të folur për këtë temë, në emisionin ?Rudina? në Tv Klan ka qenë e ftuar doktoresha pediatre Gjeorgjina Kuli-Lito, e cila ka sqaruar se ka fluks të fëmijëve me viroza, por kjo është një situatë normale sikurse ndodh çdo sezon.

Sipas doktoreshës, prindërit nuk duhet të alarmohen kur fëmijët shfaqin shenja të tilla si temperaturë jo shumë e lartë, rrufë apo kollë, pasi jo çdo virus është grip.

?Ka një fluks sezonal. Në fakt asgjë të jashtëzakonshme në krahasim me vitin e kaluar në këtë stinë. Thjesht doja të sqaroja që jo të gjitha viruset me pak temperaturë, me rrufë, me kollë janë grip. Sepse të gjitha mendojnë që janë shenjat e gripit. Në fakt gripi është një nga këto viruset respirator. Në fakt shkaktohet nga virusi i influencës, që është tipi A dhe B. Tipi B jep një çik forma më të rënda dhe temperatura mund të vazhdojë dhe gjatë, kështu që prindërit duhet të jenë të përgatitur për këtë situatë. Dhe pastaj pas një periudhe që pak a shumë kalon rreth 1 javë, normalisht një fëmijë me imunitet normal në kushtet e një viroze të pakomplikuar, përfundon mirë, shërohet, temperatura bie, pavarësisht që disa shenja si kolla ose sekrecionet mund të vazhdojnë pak më gjatë. Pra në këto viruse veçojmë virusin e gripit që është më i rëndi, por ka dhe viruse të tjera. Virusi i hundës, virusi i gjendrave të cilat nga shenjat klinike nuk dallohen nga virusi i gripit. Por që pastaj në ecurinë e tyre, në komplikacionet dhe përsa i përket rëndësisë së infeksionit, janë të ndryshme.
Në një virus, sidomos kur flasim për viruset e traktit respirator, fillojnë që me sekrecionet. Shenjat ndjekin rrugën që përshkon virusi në organizëm. Pra sekrecionet e hundëve, me skuqje të syve ose lotim. Pastaj në zbritjen e mëposhtme një kollë e cila fillimisht është e thatë dhe pastaj ecjen e virusit në thellësi të bronkeve, ngacmohet mukoza dhe prodhohen dhe sekrecione. Temperatura është shoqëruese pothuajse gjatë gjithë kohës?, u shpreh doktoresha Gjeorgjina Kuli-Lito.
Recommended