Ora News - Një javë festë, Shkodra mbyll festivalin e teatrove për të rinjtë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Shkodra mbylli një jave feste! Në tempullin e artit dhe kulturës, teatrin ?Migjeni? u mbajt edicioni i dytë i festivalit të teatrove për të rinj, me pjesmarrjen e 7 gjimnazeve të kryeqendrës së veriut.

Interpretime të veçanta nga pjesë shqiptare e të huaja, që sollën karaktere të ndryshme, spikatën talente të reja, por edhe treguan se këtij qyteti nuk do t?i mungojnë artistët e rinj, që denjësisht në të ardhmen mund të zevendësojnë plejadën e artë që pati Shkodra në teatër e kinematografi.

Shkolla ?Jordan Misja? u shpall fituese me veprën e Çehov, ?Propozimi?, që erdhi nën regjinë e Jozef Shirokës dhe lojën e 3 të rinjve Rafael Marashit, Irsa Golemit dhe Piero Bosetës.

Duke falenderuar shkollat pjesmarrëse dhe angazhimin e të rinjve, mësuesve, regjisorëve dhe stafit teknik të teatrit ?Migjeni?, kryebashkiakja Voltana Ademi tha se synimi është që ky festival të marrë të tjera përmasa, për të promovuar talentet e reja.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/nje-jave-feste-shkodra-mbyll-festivalin-e-teatrove-te-rinjte

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended