Kreu i BKH-së/ Kandidatët përballen sot me makinën e së vërtetës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tetë kandidatë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetmit do t?i nënshtrohen këtë të martë testit të poligrafit, ose ndryshe makinës së të vërtetës. Seancat do të zgjasin nga 2 deri në 4 orë për çdo kandidat, ndërsa do të vijojnë deri ditën e premte.Kandidatët e përzgjedhur janë: Aida Veizaj, Ardian Çipa, Artur Beu, Ervin Hodaj, Gentjan Shehaj, Lindita Nushi, Idajet Faskaj dhe Ylli Pjetërnikaj.Vendimi për të kaluar në këtë fazë u mor pas vlerësimit të testit të aftësive fizike, të testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruar raporte.Ndërkohë, Ambasada e SHBA-ve garantoi se po mbikqyr me rreptësi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, ndërsa ka theksuar se gjithçka është bërë sipas praktikave më të mira të FBI.

Recommended