Referendum për sistemin zgjedhor, realizimi i tij një mision i pamundur - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Paralelisht me perpjekjen per te ndryshuar sistemin zgjedhor ne tryezen e reformes elektorale, shoqëria civile ka ndërmarre nje levizje per te zhvilluar nje referendum per kete ceshtje. 12 përfaqësues te saj, mes tyre edhe anetare te Vetëvendosjes, i jane drejtuar zyrtarisht komisionit qendror te zgjedhjeve per referendum, pasi sipas tyre sistemi proporcional rajonal nuk ben përkthimin e sakte te votes ne mandate dhe favorizon dy partitë e medha ne dem te forcave te reja e per keto arsye duhet ndryshuar.KRISTAQ KUMEGRUPI NISMETAR PER REFERENDUMINMenyra me e mire e mundshme per te realizuar kete eshte zhvillimi i nje refendumi te përgjithshem i konsideruar per nje ceshtje  te veçante dhe ceshtja e veçante eshte funksionimi I demokracisë përfaqësuese tek ne.Por sistemi zgjedhor eshte ne kushtetute dhe ndryshimet ne ligjin themeltar te shtetit mund te çohen ne referendum vetem nga vota e 94 deputeteve. Per kete arsye qellimi i nismëtareve eshte thjesht te mbledhin mendimin e qytetareve duke u bere pyetjen;? a je dakord qe te ndryshohet sistemi zgjedhor per te barazuar fuqinë e votes dhe per t?iu krijuar me shume mundesi te zgjidhni me voten tuaj perfaqesuesit ne kuvendin e Shqipërisë e ne këshillat bashkiake.KRISTAQ KUMEEshte nje referendum i cili nuk vendos ndryshimin qe duhet bere ne kushtetute por vendos qe klasa politike te trajtoje problemin e ndryshimit, ndaj dhe pyetja ehste pak e gjate; te ndryshohet per te siguruar fuqine e votes dhe mundësinë qe ju te zgjidhni direkt përfaqësuesit tuaj.Aktualisht Shqipëria nuk ka nje ligj per referendumet dhe rregullat per zhvillimin e tyre jane parashikuar ne nje kapitull te kodit zgjedhor ne vitin 2003. Procedura eshte e gjate dhe hallka e pare qe duhet te jape miratimin eshte komisioni qendror i zgjedhjeve.BLEDAR SKENDERIANETAR I KQZNe procedure parashikohet qe nje komision nismetar prej 12 zgjedhësish bejne nje kërkese drejtuar komisionit qendror te zgjehdjeve ku përcaktojnë ceshtjen e rendesise se veçante qe do te shqyrtojnë. Gjithashtu ligji parashikon qe nismetaret te parashtrojne qëndrimin e tyre per kete ceshtje. Ne momentin qe KQZ merr vendim per vazhdimin e procedurave kerkohet qe 50 mije zgjedhes te firmosin e kqz verifikon nënshkrimet e tyre ne nje mbledhje te saj. Pas verifikimit nga ana e kqz te kesja procedure, KQZ njofton presidentin e republikes dhe Gjykatën Kushtetuese. Dhe  gjykata kushtetuese eshte organi i cili brenda 60 ditësh duhet te dale me nje vendim nese referendum eshte i ligjshem apo jo.Por mungesa e Gjykatës Kushtetuese eshte vetem nje prej problemeve me te cilat do te përballen nismetaret e referendumit. Ka nje arsye pse ne Shqipëri nuk ka pasur asnje referendum prej vitit 1998, kuadri ligjor e ben shume te veshtire ose pothuaj te pamundur zhvillimin e nje referendumi.Se pari nismetaret kane nje muaj kohe per te marre miratimin e KQZ, per te mbledhur 50 mije firma e per tu verifiku...

Recommended