Pjetër Logoreci: Historia shkodrane në fotografi dhe surprizat e mrekullueshme në arkivat e Vjenës

  • 4 years ago
Pjetër Logoreci, artisti që ngjarjet e trazuara të jetës e çuan emigrant në Austri, bëri çdo përpjekje që me ndershmëri e dinjitet të jetë pjesë aktive e vendit mikpritës. Pasi perfeksionoi gjuhën, filloi të integrohej në shoqërinë austriake, ku punoi në disa punë të ndryshme në gjykatën penale dhe të punës, si nëpunës në Arqipeshkvinë e Vjenës, si punonjës social, por edhe si aktor në Teatrin Popullor të Vjenës apo në Muzeun e Arteve.