Rama nga Ukraina: Të ulim tensionet, duhet armëpushim - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Si kryetar i zyrës së OSBE, Edi Rama bëri thirrje që të bëhet armëpushim dhe të ulen tensionet në zonat e konfliktit. Këtë të hënë ai nisi një vizitë zyrtare në Ukrainë, ku u takua me presidentin Volodymyr Zelensky, kryeministrin Honcharuk, ministrin e Jashtëm Prystaiko dhe kryetarin e Parlamentit Dmytro Razumkov.Pas takimeve, ai mbajti edhe një konferencë për shtyp me ministrin e Jashtëm, nga ku kërkoi që të rivendoset paqja dhe fokusi të jetë tek jetët e njerëzve ku ka konflikt.?Ajo cka mbetet thelbësore mbetet jeta e njerëzve dhe vështirësitë që të gjithë ata përballin duke jetuar në zonat e prekura nga konflikti. Aty është ku ne do të punojmë pa reshtur duke bërë gjithçka, pasi garantimi i ndalimit të të shtënave dhe një armëpushim i qëndrueshëm është jetik për jetën e njerëzve atje. Konflikti vijon të prodhojë viktima civile dhe kjo është e papranueshme. Kjo duhet të ndalet. Synimi ynë është të sigurojmë armëpushim të plotë. Ne ndajmë bindjen që kontributi që është dhënë nga misioni i monitorimit është unik dhe thelbësor për të ulur tensionet dhe rivendosur paqen.?Sipas Ramës, vizita e parë si kryetar i Presidencës së OSBE nisi nga Ukraina sepse kjo tregon rëndësinë e përpjekjeve për të zgjidhur krizën. Kryeministri shtoi se objektiv është edhe zbatimi i marrëveshjes së Minskut.Shqipëria mori drejtimin e OSBE në 9 janar të 2020, ndërsa Edi Rama e cilësoi këtë si një moment historik.

Recommended