Çmime sipas “oreksit” te pushtetit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Paqëndrueshëmria e numrit të çmimeve kombëtare për letërsinë vazhdon. Pasi ish Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, i reduktoi në dy nga dhjetë që jepeshin, ministrja aktuale Elva Margariti e çon numrin në gjashtë, duke e ndarë atë në gjininë e romanit, tregimit, poezisë, eseistikës, përkthimit dhe letërsisë më të mirë për fëmijë dhe të rinj. Për Alda Bardhylin që drejton jurinë, numri i shtuar, është në funksion të njohjes të produktit letrar shqiptar.Ndryshimi i numrit sipas idesë të secilit ministër, për studiuesit e letërsisë dhe botuesit e zbeh rëndësinë e një çmimi kombëtar. Në këtë proces zbehje ndikon edhe e dhëna që krijimtaria artistike vlerësohet nga pushteti, një praktikë që nuk e gjen, të paktën në Evropë, me përjashtim të Spanjës.Fakti është që me gjithë debatin që do të shoqërojë çmimet kombëtare të letërsisë për kriteret e përzgjedhjes se veprave fituese, përbërjen e jurisë dhe dhënien e tij nga pushteti i kohës, ato do të ndahen më 20 Janar, me një vlerë prej 300 mijë lekësh për secilin. Ceremonia do të bëhej në fund të 2019, por që u shty në kohë për shkak të tërmetit. Në konkurrim për krijimtarinë e 2018-ës është edhe Ismail Kadare në gjininë e estetikës.

Recommended