Irani sulmon bazat amerikane ne Irak
  • 4 years ago
Dhjetra raketa lëshoi ushtria iraniane duke goditur dy baza ajrore amerikane në Irak, hakmarrje e Iranit pas vrasjes së komandantit të Gardës Revolucionare Qasem Soleimani nga ushtria amerikane të premten e 3 Janarit në Bagdad.
Sulmi ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të kësaj të mërkure, sipas orës lokale. Në shënjestër ishin bazat ajrore amerikane të Al Asadit në perëndim të Bagdadit dhe ajo e Irbilit në veri të Irakut. Është ende e pakonfirmuar nëse ka apo jo viktima nga ky sulm. Mediat irakene flasin për 80 të vrarë, të gjithë irakenë, ndërsa ato perëndimore thonë se raketat shkatërruan ndërtesat e bazave, pa shkaktuar të vrarë.
Ndër të parët që reagoi ishte Presidenti amerikan Donald Trump, i cili përmes Twitterit tha se gjithçka ishte në rregull dhe se po bëhej përllogaritja e dëmeve në baza. Ai ka njoftuar edhe një konferencë për shtyp, në të cilën pritet të flasë edhe për kundërpërgjigjen e mundshme ndaj Iranit.
Ministri i Jashtëm iranian e quajti një shuplakë në fytyrë, këtë sulm ndaj bazave amerikane. Ai tha se sulmi i preu dorën amerikanëve në rajon dhe paralajmëroi se nëse amerikanët kundërpërgjigjen, Irani do t?u presë këmbët duke nënkuptuar një kundërpërgjigje shumë herë më të ashpër.
Thirrje për uljen e tensioneve erdhën nga Bashkimi Europian, por edhe nga Kina. Sipas CNN, zgjidhjet e Trump janë dy; ose të nisë konfliktin më të ashpër ushtarak në 40 vite me Iranin, ose të tërhiqet nga aktet hakmarrëse dhe të kërkojë qetësimin e tensioneve.
Recommended