Nga e Para - 1 Janar 2020 - Reality Show - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/ngaepara2019/
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vizion Plus rikthen reality show-un e njohur fituesin e dy çmimeve nderkombetare Emmy, Nga e Para (Extreme Makeover - Home Edition). Nje nder formatet televizive me familjar, i renditur ne majat e top-listes se programeve me te ndjekura te javes. ?Nga e Para? synon njëkohësisht dy gjëra: 1). Të edukojë dhe të përcjellë shije, estetikë edhe menyrë jetese me standarte bashkëkohore dhe njëkohësisht 2). Të jetë një zgjidhje shumë e mirë sociale dhe humane për familje dhe individë që kanë nevojë për një ndihmë të tillë.Më konkretisht ky reality show konsiston në identifikimin e disa shtëpive apo apartamenteve të cilat ndryshohen totalisht dhe ridisenjohen nga e para duke krijuar një surprizë tek shikuesit por sidomos tek përfituesit e drejtpërdrejtë, banorët e ketyre apartamenteve. Për ta realizuar këtë angazhohet një staf i tërë i mirëpregatitur arkitektësh, projektuesish dhe ndertuesish.Gjatë kohës që ndodh i gjithë ky transformim i madh i shtëpisë (për 7 ditë) banorët akomodohen në kushte mjaft komode në hotele pushimi apo në vende të tjera. Me rikthimin e banorëve në shtëpi ata do të përballen me një ndryshim të madh dhe të sjellë me gusto ku të gjitha pajisjet dhe mobilimet janë totalisht të reja. Pas nje sezoni te suksesshem te ketij produksioni, ?Nga e Para? rikthehet serish nen prezantimin e Anila Çeles, ne Vizion Plus.Extreme Makeover: Home Edition ishte nder show-t me te ndjekur madje u be edhe me popullor sesa versioni origjinal Extreme Makeover, i cili u sfidua ne ratings ne dy sezonet e fundit. Show u rendit i 41-ti ne sezonin e tij te pare, me nje mesatare prej 10.6 milion teleshikuesisht per episod, me episodin pilot i cili solli nje numer prej 12 milion teleshikuesisht. Megjithate shifrat u permisuan nje sezon me pas ku hyri ne listen e 20 me te ndjekurve, duke u renditur i 15-ti, me nje mesatare prej 15.8 million teleshikues per episod. Renditje e cila njohur nivele me te larta ne sezonet qe pasuan.

Recommended