'Kemi parë tmerr me sy, tërhoqa gruan dhe vajzën, shyqyr e kemi gjumin e lehtë', lezhjani tregon si
  • 4 years ago
Një banor nga Lezha i cili ka lënë banesën si pasojë e dëmeve nga tërmeti tregon si e ka përjetuar momentin e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë. Ai thotë se tronditja ka qenë mjaft dhe ka nxituar të dalë jashtë duke marrë edhe familjarët.

"Unë jam me 6 anëtarë. Kemi parë tmerr atë natë. Na ishte mbyllur dera. Kam ulëritur në gjithë lagjen. Kam tërhequr gocën dhe gruan. Tani jam në Mamurras. Kemi parë tmerr. Shyqyr e kam gjumin e lehtë. Kam bërtitur kam thënë dilni përjashtë se na zu brenda tërmetit. Na kanë ofruar banesa. Në çadër nuk mund të rrimë. Aty kishte ujë. Batanije kishte por na lageshin. I bëmë kërkesë kryetait të bashkisë erdhi na mori"
Recommended