Vizita e David Kostelancik/ Ralf Gjoni: Amerikanët kanë vendosur të jenë prezent në rajon
  • 5 years ago
Ditën e sotme në emisionin '45 minuta' në Report Tv deputeti i opozitës aktuale në Kuvend, Ralf Gjoni ka folur rreth takimeve që zyrtari i lartë i DASH zhvilloi në Tiranë , David Kostelancik.

Sipas Gjonit, drejtori i ri për Europën Qendrore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik ka ardhur për të rikonfirmuar prezencën që ka vendosur të ketë SHBA në vendin tonë dhe në rajon.

"Dreke pune, bisede e hapur, s'ka ndonjë sekret pasi SHBA është e drejtpërdrejtë, kanë folur gjithmonë hapur pasi na llogarisin si aleate strategjike dhe duan rezultate me te prekshme ne drejtësi, rend dhe ligj po ashtu edhe tek zgjedhjet. Pastërtia e figurave politike, atyre ne parlament. Integriteti i këtij të fundit lidhet me zhvillimet e Reformës ne Drejtesi dhe Zgjedhores.

Nuk e di pse Kostelancik ka ardhur ne tiranë. Ka qene nje mision për te mbledhur fakte nga palët politike. Këtë e them nga eksperienca ime mëparshme. Eshtë një personalitet i shtetit amerikan. Ka qene ne ambasadën e pare amerikane ne Shqipëri ne vitet 90.

Kostelancik i ka njohur këta personazhe qe ne vitet 90?, por une i përmenda sa ka ndryshuar Shqiperia ne modelin osmanist, bajraktarik por dhe sa respektohen te drejtat, nga bajraktarët te cilat mbajnë peng shtetin. S?ka shans Shqipëria te jete pjese e BE dhe aleances me SHBA ne nje batak otoman ku ka rene vendi. Shqiptaret duhet te dalin nga kjo grope kaq e madhe. T?i pershtaten standardeve evropiane lidhur me zgjedhjet dhe drejtësinë." ka thënë ndër të tjera Ralf Gjoni.
Recommended