Report TV -Çunat 'problematikë' të Gjiknurit? Braçe: Përgjegjësia individuale!
  • 5 years ago
Zv/ kryeministri Erjon Braçe ka reaguar për përgjimet që ka publikuar gazeta gjermane 'Bild' në ditët e fundit për zgjedhjet lokale të Dibrës që u zhvilluan në 2016, ndërsa në shumë episode dalin ish-ministra, deputetë, por edhe kryeministri Edi Rama. Erjon Braçe thotë se nga përgjimet nuk faktohet se ka shit-blerje votash, megjithatë shton ai, duhet të hetohet autenticiteti i audiove dhe nëse ka përgjegjës duhet të dalin para drejtësisë. Braçe u shpreh se përgjegjësia është individuale duke u distancuar.

"Përgjimet i kam lexuar, dhe shefi i komisariatit nuk thotë se kam bërë vota për PS-në, por se ka ruajtur rendin nga një bandë e qartë politike dhe partiake dhe që ka dhunuar përfaqësues të PS-së me pistoletë në dorë. Madje nuk iu bind urdhrave të policisë dhe goditi makinën e policisë. Prokuroria duhet të vërtetojë autenticitetin.

Pjerin Ndreu nuk thotë cilido mësues. Ai nuk thotë se mësuesit nëse nuk votojnë për PS-në duhet të largohen, ai i referohet drejtorit të një shkolle, që nuk janë të ndaluar që të merren me aktivitet politik. Një socialist i kërkoi një socialisti.... Ndreu i ka identifikuar dy personat, atë që ka folur dhe atë që ka përdorur atë lloj shprehje. Nuk bëhet fjalë për të gjithë mësuesit e Dibrës, por dy persona që janë brenda PS-së.
Recommended