Elbasan Rashani

  • 5 years ago
Kombëtarja e Kosovës ka fituar ndaj Bullgarisë me 10 qershor me rezultatin 2-3, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian 2020.

Kosova arriti të fitoi në minutat e fundit të ndeshjes, pas golit të Elbasan Rashanit me kokë në minutën e 93’të, shkruan GazetaBlic.

Ky gol vulosi ndeshjen, pasi Kosova fitoi tre pikët e para historike në një ndeshje për kualifikime në evropian.

Madje ky gol ‘çmendi’ edhe komentatorët e huaj, të cilët reaguan mjaft mirë pas realizimit të Elbasan Rashanit në portën e Bullgarisë.

Një nga komentimet më të mira është ai nga shteti i Arabisë – pasi dëgjohet reagimi i jashtëzakonshëm i komentatorit pas shënimit në kohën shtesë.