Tension ne veri te Kosoves
  • 5 years ago
Në rezistencë ka hasur policia e Kosovës gjatë një aksioni që ka ndërmarrë për luftimin e kontrabandës në veri të Kosovës. Banorët lokalë serbë i janë kundërpërgjigjur me armë aksionit të policisë ku 6 persona mbetën të plagosur.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, aksioni ka nisur rreth orës 2 të mëngjesit fillimisht nga inspektorati policor dhe njësitë patrulluese policore derisa më vonë ka ardhur në ndihmë njësia speciale e policisë.

Policia ka arrestuar 19 zyrtarë policorë e doganierë si dhe 9 qytetarë, përfshirë shqiptarë, serbë dhe boshnjakë. Këtij aksioni policor i ka paraprirë një hetim 1-mujor i IPK-së.

Derisa janë hequr edhe barrikadat e vendosura nga serbët lokalë. Presidenti Hashim Thaçi tha se aksioni në veri të vendit nuk është kundër serbëve në Kosovë, por kundër grupeve kriminale.

"Është arrestuar edhe një rus që është veshur në petkun e diplomatit".

Ndërsa UNMIK-u ka kërkuar lirimin e dy punëtorëve të vetë që janë ndaluar sot gjatë aksionit të policisë në veri.

KFOR-i ka konfirmuar se në këtë aksion policor nuk është përfshirë fare KFOR-i dhe as FSK-ja. Ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje e cila thotë se aksioni në veri dëshmoi se Policia e Kosovës ka kapacitete.

Tv Klan
Recommended