RTV Ora - Mesazhi i Fleckenstein: Situata politike nuk ka ndryshuar! Të angazhohet shoqëria
  • 5 years ago
#rtvora
Eurodeputeti Knut Fleckenstein kërkoi që të punohet më tepër për integrimin në BE. Sipas tij situata politike mbetet e njëjtë, ndërsa kërkoi që qytetarët të mos presin vetëm nga politik, por të angazhohet shoqëria civile.

Zgjidhja për tranzicionin mbetet shoqëria civile, por me kushtin që të ketë edhe përfshirje të qytetarëve. Eurodeputeti Knut Fleckenstein nga konferenca për Dimensionin Social në Ballkanin Perëndimor tha se nëse qytetarët presin vetëm nga politika, atëherë humbasin.

Knut Fleckenstein: Nëse shoqëria civile nuk përfshin qytetarët atëherë është një skemë teorike. Inkurajoj shoqërinë civile që të mendojë se çfarë mund të ndërmarrim. Nëse presim vetëm nga politika, ne humbasim.

Sipas Fleckenstein, asgjë nuk ka ndryshuar në lidhje me situatën politike, por kërkon bashkëpunim për integrimin në BE.

Knut Fleckenstein: Asgjë nuk ka ndryshuar që nga hera ime e fundit këtu.Për mua është shumë e rëndësishme që në situata të tilla të vështira, shoqëria civile të jetë e angazhuar.Ne duam lajme të mira nga ky vend që kjo ta ndihmojë Shqipërinë në Këshillin e Bashkimit Europian në qershor.

Ndërsa, ambasadorja gjermane në Shqipëri, Sussane Schutz duke iu referuar të dhënave të organizatës botërore të punës për vendin tonë tha se duhen patur parasysh deficitet social.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fleckenstein-rtv-ora-asgje-ska-ndryshuar-ne-shqiperi-duam-lajme-te-mira

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended