HEC-et në skaner/ 54 dosje në filtër, 8 me probleme të mëdha, gati anulimi i kontratave

  • 5 years ago
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi sot se janë skanuar 54 dosje të kontratave që janë dhënë për hidrocentrale, 8 prej të cilave kanë rezultuar me probleme. Ndër problematikat kryesore të konstatuara nga kontrolli i deritanishëm janë; mosrespektimi i afateve kohore proceduriale dhe mosrespektimi i kushteve dhe kritereve në kontratat dhe lejet e lëshuara (qofshin të aspektit ndërtimor, mjedisor, financiar etj). Hapi i dytë është ndërprerja e kontratave, që sipas ministrisë është një proces kompleks, ndërsa po procedohet në mënyrë të kujdesshme që të mos ketë risqe dhe pasoja financiare për buxhetin e shtetit.