Përkujtohet epopeja e UÇK-së, nderohet figura e Adem Jasharit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në Kosovë u kujtua sot 21-vjetori i epopesë së lavdishme të UÇK-së. Gjate ceremoninë se mbajtur në kazermën ?Adem Jashari?, kryeministri Ramush Haradinaj, kujtoi se në marsin e 1998 u masakrua familja e Adem Jasharit dhe pas saj bota ndaloi shuarjen e një populli të tërë.Kreu i qeverisë foli edhe për transformimin e FSK-së në ushtri, një projekt, që sipas tij i shërben paqes.?Deputetët me 107 vota i thanë po një projekti nacional që ka synim paqen, e që është transformimi i UÇK-së. Ushtria është për paqe dhe nuk do të përdoret kundër popullit, as në jug e as në veri.?Ndërsa presidenti Hashim Thaçi kujtoi sakrificën sublime të familjes Jashari, nga e cila bota ka filluar të kuptojë drejt Kosovën.?Për herë të parë po e shënojmë me ushtrinë e Kosovës të njohur ndërkombëtarisht. Të bashkuar miqtë do të na përkrahin edhe më shumë. Do t?i forcojmë edhe më tepër raportet me SHBA-në.?Zëvendëskryeministri Fatmir Lima tha se pavarësisht se po bëhen 21 vjet nga rënia e komandantit legjendar, Adem Jashari, kujtimi për të dhe familjen e tij vazhdon të mbetet në mendjen dhe zemrat e të gjithëve.
Recommended