Basha merr vendimin ekstrem: Djegim mandatet e deputetëve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha shpalli këtë të dielë vendimin për djegien e mandateve parlamentare.Një ditë pas protestës para kryeministrisë, Basha tha se e kishte marrë mesazhin e qytetarëve, duke i propozuar grupit parlamentar braktisjen e mandateve.?Mesazhi juaj ishte i qartë, kështu nuk vazhdohet më. Kupa është mbushur dhe është derdhur. Koha e fjalëve ka mbaruar dhe ne nuk do të vazhdojmë të jemi fasadë e një Parlamenti të dalë nga krimi i organizuar. Jam sot këtu të them me përgjegjësi të plotë se e kam lexuar vullnetin tuaj në atë protestë të kthyer në referendum popullor: I kam propozuar grupit të Partisë Demokratike dhe forumeve më të larta partiake djegien e mandateve tona në këtë Parlament!?Sipas liderit demokrat, partia që ai drejton synon ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakoshme që të jenë të lira e të ndershme.Ndërkohë, LSI dhe aleatët e tjerë të PD-së nuk kanë bërë ende asnjë reagim ndaj këtij vendimi radikal.

Recommended