SHBA iu refuzon vizat 170 zyrtarëve shqiptarë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Korrupsioni ka penalizuar dhjetera zyrtarë të lartë të administratës shtetërore nga udhëtimi drejt shteteve të bashkuara të amerikes. Zyra e shtypit në ambasadën e SHBA në Tiranë konfirmon se u ka refuzuar vizën 170 nëpunësve të lartë e po ashtu edhe ish zyrtarëve, së bashku me familjet e tyre.?Që nga revokimi i vizave të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve në janar të 2017, ambasada iu ka mohuar vizat më shumë se 170 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, bashkë me familjet e tyre. Pozicioni i ambasadës së ShBA kundër korrupsionit mbetet dhe synimit për t?ju mohuar hyrjen në ShBA zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar mbetet i pandryshueshëm?Selia diplomatike vëren se refuzimi i vizave ka arshur për shkak të informacioneve që ka marrë në lidhje me drejtues të lartë të përfshirë në afera dhe abuzime, për të mbështetur përpjekjet antikorrupsion.Ambasada e SHBA vazhdon të ushtrojë autoritetin e vet të gjerë për të mohuar dhe revokuar vizat bazuar në informacione që tregojnë se një person mund të jetë i papranuar në shtetet e bashkuara dhe do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet anti-korrupsion në Shqipëri. Ambasada e ShBA i merr shumë seriozisht pretendimet për korrupsion dhe do të vazhdojë të shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve publik me kontroll shtetase.Qëndrimi për të mos lejuar zyrtarë e ish zyrtarë të udhëtojnë drejt SHBA-së, lidhet edhe me reformën në drejtësi:Ambasada e shteteve të bashkuara e ka marrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsion, si dhe në një përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre.Deklarimi zyrtar i ambasadës amerikane vjen në kohën kur pak ditë më parë, kryeministri rama sfidoi ish kryeministrin Berisha në lidhje me udhëtimin drejt SHBA, duke nënkuptuar refuzimin e vizës për të dhe familjen e tij.Vetëm berisha mohoi akuzën, por nga ana tjetër, ambasada amerikane nuk pranoi të bëjë asnjë koment për këtë cështje.

Recommended