Perplasje per HEC-in ne Kanionin e Holtes
  • 5 years ago
Dy ditë pas pezullimit të punimeve të hidrocentralit të ?Strori?, i cili po ndërtohet nga kompania ?Era Hydro?  në hyrje të kanionit të Holtës në Gramsh, qeveria ka nisur dëgjesa me komunitetin, i cili po proteston prej ditësh për anulimin e kontratës koncesionare.

Banori: Do e anuloni apo jo?

Belinda Balluku:  Unë i kam pezulluar punimet.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë u premtoi banorëve se interesi i tyre do të jetë mbi atë të kompanive private.

Por përfaqësuesi i firmës që po bën punimet e hidrocentralit, tha se ndërtimi i tij është bërë duke zbatuar të gjitha rregullat e kontratës dhe ligjet shqiptare.

Blendi Klosi, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, tha se edhe pse ndërtimi i HEC-it "Strori" është jashtë zonës së mbrojtur, ai sërish pengon hyrjen në kanion dhe dëmton rrjedhën e lumit. Ai premtoi shqyrtim edhe për rastet e tjera të ngjashme.

Në Prill të 2018-s qeveria shqiptare miratoi lejen për ndërtimin e një hidrocentrali në hyrje të Kanionit të Holtës që shtrihet mbi lumin Devoll.

Pas protestave të banorëve minitrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë pezulloi punimet për 344 hidrocentrale dhe premtoi anullim të kontratave të tyre në bazë të gjetjeve që do dalin pas skanimit të mënyrës së zbatimit të rregullave.
Recommended