Edi Rama: Unë Ministër i Jashtëm, Meta në Kushtetuese - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar marrjen e drejtimit të Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme,Në një postim në Twitter, Rama teksa ka akzuar presidentin Meta se ka shkelur Kushtetutën me mosdekretimit të shkarkimit të Bushatit, ka pohuar se ai do të marrë drejtimin e misnitrisë deri në zgjidhjen e ngërçit.Rama ka njoftuar gjithashtu se me Presidentin do të ballafaqohet në Gjykatën Kushtetuese.?Presidenti s?e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues.Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese.Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s?kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit.?Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta prej disa ditësh kanë nisur një përplasje në distancë në lidhje me çështjen e dekretimit të Gent Cakajt si ministër të Jashtëm.Presidenti Meta vendosi që të refuzonte dekretimin e Cakajt si ministër duke mos aprovuar njekohesisht shkarkimin e Bushatit.Por pas mbarimit të afatit Kushtetues të Metës për çdekretimin e Bushatit duket se kryeministri nuk ka zgjedhur që t?i delegojë kompetencat Cakajt përmes Parlamentit por t?I marrë vetë frerët e Ministrisë ashtu si dhe homologu I tij grek Aleksis Tsipras.Pritet që tashmë presidenti Meta të bëjë dekretimine e kryeministrit Rama edhe në postin e ministrit të Jashtëm.
Recommended