Gostivar, protesta kundër ndotjes së ajrit
  • 5 years ago
Ndotja e ajrit ka nxjerrë në rrugë për të shprehur pakënaqësinë e tyre pjesëtarët e disa shoqatave ekologjike dhe banorët  e Gostivarit. Me parullat ?S?ka më heshtje, s?ka më pritje? protestuesit shprehën revoltën ndaj organeve kompetente që, sipas tyre, nuk ndërmarrin masa konkrete për zgjidhjen e këtij problemi. Kryetari i shoqatës ekologjike ?Ekvo Gv?, Ahmet Sallmani tha se protestat nuk do të ndalen derisa organet kompetente të ndërmarrin masa konkrete kundër ndotjes së ajrit. Organizatorët për kalimtarët e rastit kanë ndara maska mbrojtëse kundër ajrit të ndotur. Gjendja me ndotjen e ajrit edhe në Shkup sot ka qenë alarmante. Kryeqyteti tashmë për ditë me radhë është në listën e 15 qyteteve me ajrin më të ndotur në botë.