Qytetarë të mbështetur nga PD bllokuan rrugët në Fushë Krujë, Shkodër e Lushnje
  • 5 years ago
Qytetarë të mbështetur nga Partia Demokratike pasditen e sotme protestuan në Lushnje, Fushë Krujë dhe në Shkodër duke bllokuar rrugët.

Të veshur me jelekë të verdhë si protestuesit në Francë ata kërkuan uljen e çmimit të karburantit, treg për prodhimet bujqësore, ndërsa shprehën mbështetjen edhe për studentët në Tiranë.

Në Fushë Krujë u bllokua aksi në drejtim të Milotit, në Shkodër rruga hyrëse në qytet, ndërsa në Lushnje aksi në drejtim të Rrogozhinës. Kjo ishte dita e tretë e protestës së qytetarëve të mbështetur nga opozita në disa rrethe.
Recommended