PD: Dako e ka vendin ne burg - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Vangjush Dako nuk duhet të qëndrojë më as edhe një orë në krye të Bashkisë së Durrësit. Vendi i tij është vetëm qelia e burgut. Vangjush Dako është vula e zgjedhjeve të marra peng nga paratë e drogës dhe krimit dhe për këtë krim elektoral ligji parashikon vetëm burgun.Drejtësia duhet të veprojë vetëm me një standart ndaj Vangjush Dakos - me standartin e prangave dhe ndëshkimin e krimit elektoral. Dosja 339 është gjurma e pastër e krimit elektoral që është kryer në masë në zgjedhjet e vitit 2017. Autor I këtij krimi është kryebashkiaku, Vangjush Dako që, bashkë me bandën e Abdylajve dhe kriminelë të tjerë, morën peng vullnetin real të zgjedhësve në Shijak dhe Durrës.

Recommended