Report TV - Gjendet foshnja e porsalindur në kontejnerin e mbeturinave në Lushnje
  • 5 years ago
LUSHNJË- Një foshnjë e pajetë është gjetur në koshin e mbeturinave pranë bashkisë. Foshnja u gjet në lagjen Kongresi në Lushnje.  Fëmija ishte i porsalindur, dhe është gjetur nga dy fëmijë që mblidhnin kanace. 

Policia ka nisur menjëherë hetimet. Në vendngjarje kanë shkuar ambulanca dhe forcat policore. Fetusi është dërguar në morg për ekzaminime të mëtejshme, ndërkohë që po punohet për të zbardhur ngjarjen.

Ky është rasti i disatë pasi pak javë më parë një tjetër foshnjë është gjetur e porsalindur e braktisur, në rrugën Azem Galica në Tiranë.
Recommended