Ora News - "Vrapo me shpresë", Veliaj: Gratë dhe vajzat të bëjnë ekzaminimin falas
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me rastin e muajit ndërkombëtar kundër kancerit të gjirit, në kryeqytet u zhvillua sot një vrapim për të sensibilizuar gratë dhe vajzat mbi diagnostifikimin dhe parandalimin e hershëm të kësaj sëmundjeje, e cila po njeh rritje vit pas viti në vendin tonë. Nën moton ?Vrapo me Shpresë?, të rinj e të reja dhe qytetarë vrapuan në pistën që rrethon Parkun e Liqenit Artificial për të përcjellë mesazhin e shpëtimit të jetës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bëri apel vajzave dhe grave që të mos hezitojnë për të zbuluar dhe parandaluar në kohë këtë sëmundje, përmes kontrollit të vazhdueshëm.

?Ka ende ditë në këtë muaj tetori për të shfrytëzuar mundësinë për të bërë ekzaminimin falas, ndërkohë nuk ka arsye pse të ndalojë në tetor. Është diçka që duhet të vazhdojë gjatë gjithë vitit. Është mëkat sot, me aq sa ka evoluar shkenca, spitalet, mjekësia, që të neglizhojmë sëmundje që mund të kurohen po të kapen herët. Mukajeti s?duhet të jetë sebep për të mos kryer një kontroll?, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se kjo nismë është një kauzë për të ndryshuar mentalitetin dhe ftoi edhe djemtë dhe burrat që të bëhen pjesë e këtyre nismave që kanë në epiqendër njeriun.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vrapo-me-shprese-veliaj-grate-dhe-vajzat-te-bejn-ekzaminimin-falas
Recommended