Shuhet zjarri masiv në malin e Taraboshit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Është shuar plotësisht zjarri i rënë të hënën në malin e Taraboshit në Shkodër.Pas një pune që zgjati gjatë gjithë natës, Forcat e Armatosura arritëm vetëm gjatë mesditës së kësaj të marte të shuanin flakët.Për shkak të terrenit tejet të vështirë malor futja e mjeteve zjarrfikëse ishte e pamundur.Për këtë arsye efektivët e forcave të armatosura u detyruan të ecin deri ne 7 km në këmbë në errësirë.Zjarri i përmasave të mëdha përfshiu mbrëmjen e së hënës një sipërfaqe pyjore dhe ullishte në fshatin Zues të Shkodrës, ndërsa flakët rrezikuan edhe disa banesa.Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo aksidental.

Recommended