Hahn: “VMRO forcë destruktive - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komisioneri evropian për Zgjerim, Johanes Hahn në një intervistë për gazetën austriake ?Der Standard ka deklaruar se partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE po i kërcënon deputetët të cilët duan ta mbështesin Marrëveshjen për emrin në Kuvend.Johannes Hahn: Raportohet për kërcënime kundër atyre që duan të largohen nga linja partiake dhe të mbështesin qeverinë në Kuvend. Anëtarët e VMRO-së kanë kundërshtuar linjën e liderit të partisë, Hristian Mickoski, por janë sanksionuar për këtë, siç ndodhi me ish-sekretarin e përgjithshëm të partisë i cili u shkarkua. Kjo është tërësisht e papranueshme për një parti që deklarohet si pro-evropiane, demokratike.Ai kërkoi nga opozita që të heq dorë nga qasja destruktive dhe të vendosë interesat e vendit dhe qytetarëve mbi interesat partiake.Johannes Hahn: Marrëveshja e emrit e negociuar me Greqinë është e rëndësishme sepse hap rrugën për integrimin euroatlantik. Është gjithashtu një sinjal për të gjithë rajonin se edhe zgjidhja e konflikteve prej dekadave është e mundur.Për komisionerin e zgjerimit Hahn marrëveshja e emrit duhet të implementohet pa vonesë në Parlament.

Recommended