“Çmendet” trafiku në kryeqytet, defekt në sistemin e semaforëve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kushdo qe doli nga shtëpia me makine mëngjesin e se hënës u përball me kaos ne qarkullim. Rrugë dhe kryqëzime të bllokuara, si dhe mos-rakordimi kohor në të gjithë semaforët, kjo ishte situate për afro një ore.Ne segmentet kryesore te Tiranës u krijuan radhe te gjate mjetesh.Zonat me problematike ishin 21 Dhjetori, Zogu i zi, Stacioni i trenit, Rruga e Burgut.Për shkak te kaosit te krijuar, policia rrugore zbarkoi në terren për te normalizuar qarkullimin e mjeteve.E kontaktuar nga vizion plus, bashkia e Tiranës sqaroi se i gjithë ky problem erdhi pas një defekti ne serverët qendror te sistemit te semaforëve.