PS-PD, Vetting ne konferenca shtypi
  • 6 years ago
Publikimi i emrave të biznesmenëve që kanë përfituar nga fondet publike, ka provokuar tek Partia Socialiste akuza të njëpasnjëshme ndaj Lulzim Bashës dhe familjarëve të tij. Elisa Spiropali e drejtoi gishtin në kompaninë e kunatit të Bashës, Erion Isufit, që përfiton para nga të njëjtët biznesmenë.

Elisa Spiropali: Dje, ju bëmë me dije se si vetëm brenda një viti, kunati ka marrë prej kompanisë ?Gener 2? mbi 220 milionë Lekë. Sot, sjellim një rast tjetër. Gjatë të njëjtës kohë, kunati ka përfituar pothuajse 100 milionë Lekë nga tre kompani të zotëruara prej grupit ?Kastrati?. Përse kur Shefqet Kastrati paguan me qindra milionë lekë për kunatin, ai është një sipërmarrës i ndershëm, ndërsa kur kryen punë publike, duke hapur vende të reja pune, ai qenka një ?oligark? i inkriminuar?

Por në përgjigje, nga selia e PD-se erdhën akuza të tjera në lidhje me pasurinë e vete Elisa Spiropalit.

Oriola Pampuri: Elisa Spiropali u bë deputete, pasi u publikuan të dhëna se e shfrytëzoi postin në dogana për të vënë 5 milion Euro pasuri të paligjshme. Elisa Spiropali nuk ka dhënë akoma asnjë shpjegim se më çfarë parash ka blerë një makinë luksoze, që kushton rreth 100 mijë Euro. 

Elisa Spiropali nuk ka dhënë akoma shpjegim sesi e ka blerë familja e saj apartamentin luksoz buzë Lungomares në Vlorë?. 

Nëse deklaratat e të dyja deputeteve janë të vërteta, atëherë duket se Vettingu në politikë do të ketë material të bollshëm, jo vetëm për lidhjet me krimin, por edhe për pasuritë e politikanëve.
Recommended