Ndryshojnë balancat në KQZ, shumicën e rimerr Partia Socialiste - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia socialiste do te marre muajin e ardhshëm shumicën ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, shumice qe e humbi një vit me pare si pasoje e marrëveshjes Rama-Basha.



Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit ka njoftuar komisionin e ligjeve se 4 anëtarëve te KQZ u mbaron mandati e duhet te nise procedura për zgjedhjen e anëtarëve te rinj.



Anëtarët te cilët largohen nga institucioni qe administron proceset elektorale i përkasin dy Partisë Demokratike, një Partisë Socialiste e një Lëvizjes Socialiste për Integrim.



Dy partitë e mëdha do te vendosin ke do te çojnë ne KQZ, por LSI e humbet te drejtën për te pasur një anëtar, pasi Veleshnja e ka marre mandatin si pjese e koalicionit qeverisës e tashme qe PS qeveris e vetme ky mandat i takon asaj.



Me 19 deputetet e saj LSI mund te marre një anëtar si forca e dyte e opozitës, por vendi tashme është i zënë nga Denar Biba i cili edhe pse faktikisht i përket PS, ligjërisht pas marrëveshjes Rama-Basha u votua ne KQZ si përfaqësues i Partisë Republikane për te kompensuar emërimin e Klement Zgurit qe i përket opozitës ne krye te KQZ.



Me emërimin e anëtarëve te rinj PS do te ketë 4 vota ne KQZ, ndërsa opozita vetëm 3.



Por një vit pasi marrëveshja Rama-Basha ka dështuar mbetet i paqarte fati i Klement Zgurit. Një vit me pare PS tentoi ta shkarkonte Zgurin por u tërhoq ne momentin e fundit.



Edi Rama: Nëse marrëveshja ka vdekur zoti Zguri është dëshmori i parë. Mendoj që nuk është këtu dhe sot momenti që ta bëjmë këtë debat. Ajo që un thashë kishte të bënte me mospërdorimin e shumicës për t?i dhënë fund këtij debati me logjikën e shumicës.



Nuk dihet nëse socialistet do ta largojnë Zgurin nga posti i kryetarit te KQZ apo do te preferojnë te mos e prekin KQZ ne një moment kur klima politike është e tensionuar.

Recommended